VIDEO/ Kapja e 225 mijë stërlinave të nisura për në Tiranë, konfiskimi i madh parash në portin e Barit

Bari -  Guardia di Finanza me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopolit kapi një burrë, në portin e Barit, me 225,350 paundë britanikë, një vlerë prej afërsisht 250 mijë eurosh. Pamjet e operacionit janë publikuar nga mediat italiane. 

Paratë ishin ndarë në dhjetëra tufa të mbështjella me film mbrojtës plastik,  në hapësirat e furgonit sipër serbatorit. Për t'i nxjerrë ato, ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, i akuzuar se ka shmangur detyrimin e deklarimit të monedhave në kufi, u sanksionua me sekuestrimin e 50% të tepricës për një total prej rreth 120 mijë eurosh.

Me këtë operacion, raportet për shkelje të rregulloreve të monedhës të kryera në portin e kryeqytetit të Pulias që nga fillimi i vitit rriten në 22, për një shumë totale prej mbi gjysmë milioni euro të gjetura.