Brdariç: Të gjithë presin që ne të thyhemi, asgjë s’e ndalon Vllazninë

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, u prononcua para mediave për takimin e nesërm kundër Apolonisë.

Apolonia – Mendoj duhet të respektojmë në maksimum çdo kundërshtar. Nuk ka rëndësi nëse është Apolonia apo ndonjë ekip tjetër. Përgatitemi me të njëjtën mënyrë. Nesër është një ndeshje, janë 3 pikë. Është synimi jonë dhe duhet të shkojmë përpara. Në këtë javë, jemi të përqendruar më shumë te kjo ndeshje.

Dy mungesa të rëndësishme – Kemi alternativa dhe mundësi. Kemi punuar këtë javë. Secili e di për planin e ndeshjes. Duhet të lejojmë futbollistët të shprehin veten në fushë dhe të zbatojnë porositë.

Vllazni ndryshe në këto 3 ndeshjet, rënie – Nuk dua të justifikoj situatën. E shpjegova javën e kaluar. Nuk dua të bëj justifikime. Jemi realistë. E dimë që në javët e fundit nuk kemi patur rezultatet që njerëzit prisnin. S’mund të ndryshojmë fushat dhe arbitrat. Ajo që duhet të ndryshojmë është loja jonë dhe të shfrytëzojmë mundësitë. Të gjithë presin që ne të thyhemi. E kemi treguar në të kaluarën se kur thyhemi, por pastaj kemi treguar që ne të shkojmë përpara.

Borë në Shkodër – Nuk ka rëndësi nëse bien shi, borë, mace apo qen. Kemi punuar shumë mirë. Asgjë s’e ndalon Vllazninë.

Dilaver dhe Hoxha pa gola – E di që të gjithë i pëlqejnë sulmuesit tanë. Presim që nesër sulmuesit tanë të hidhen në sulm dhe të gjejnë shënjestrën.

Tim Brdariç gati për debutim – E kam thënë dhe herë të tjera. Është një futbollist nga shumë të tjerë me perspektivë. Po punojmë që ky futbollist t’i sjellë vlerë klubit. Nëse ka ardhur që të futet në fushë, do ta bëjmë”, u shpreh Brdariç.