Përplasje e fortë në TV/ Gjekmarkaj, Gjiknurit: Duhet të ishe në burg

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, pas hetimeve të kryera nga SPAK ka shkaktuar një përplasje të fortë mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri në studion e emisionit “Open” në TCH. Debati nisi kur Gjekmarkaj tha se Gjiknuri duhet të ishte në hetim nga SPAK dhe jo duke bërë moral në TV.

Debati

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla.

Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishe duke bërë moral këtu. Ju jeni një person që nuk mendoni me mendjen tuaj. Qeshni me komandë, qani me komandë, bëlbëzoni me komandë. Ju duhet të ishit në hetim dhe jo duke bërë moral në studio.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla. Ata votojnë dhe vlerësojnë. Më 25 prill populli do vlerësojë sërish.