Sot, rënie e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin

Shqipëria të premten do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, mot me diell në të gjithë territorin por në zonat juglindore edhe reshje shiu.

Meteoalb njofton se sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 00°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -7°C në -2°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 00°C.