Pamje të rënda/ Përleshje masive në Kosovë, përgjaket rruga, plagoset një shtetas shqiptar

Një përleshje fizike ka ndodhur midis disa të rinjve në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku dyshohet se një shtetas nga Shqipëria ka mbetur i plagosur.

Rasti është denoncuar në gazetën Express ku qytetarët kanë dërguar edhe pamje nga momenti i sherrit.

Në pamjet e publikuara duken disa persona duke u përleshur me njëri-tjetrin, ku në mesin e tyre ishte edhe një vajzë.