Aksidentohet Fernando Alonso, dy herë kampioni i botës në F1 shtrohet në spital

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso është përfshir në një aksident rrugor në Zvicër.

Alonso po udhëtonte me biçikletën e tij nëpër rrugët e Luganos, kur u godit nga një makinë.

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, spanjolli menjëherë pas aksidentit është dërguar në spital.

Ekzaminimet e para radiografike kanë treguar një frakturë në nofull dhe dëmtime të dhëmbëve. Për shkak të gjendjes së tij fizike, është rekomanduar një transferim në spitalin në Bernë, ku nesër janë planifikuar më shumë teste.

Edhe skuadra e pilotit spanjoll, Alpine F1, ka reaguar, duke thënë se Alonso "është i vetëdijshëm" dhe se ata do të japin nesër më shumë informacion në lidhje gjendjen e tij shëndetësore, kur të kenë rezultatet e testeve mjekësore.