VIDEO/ ‘Uji pushton Katundin e Ri për të tretën herë në 2 javë’/ Denoncimi: Krim! Portat hapen pa kontroll

Reshjet e këtyre ditëve kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha të tokave pothuajse në të gjithë territorin e vendit, ku Katundi i Ri po përjeton përmbytjen e tretë brenda dy javëve.

Përfaqësuesi i PD-së për këtë zonë Erzen Laçi, ka denoncuar me pamje nga terreni sesi uji ka hyrë sërish brenda shtëpive të banorëve, të cilët skanë ku të shkojnë në këtë situate.

 ‘Kjo është një papërgjegjshmëri totale e qeverisë, mund të themi krim i qeverisë me banorët e kësaj zone!’, shkruan Laçi në Facebook.  

Postimi i plotë i Erzen Laçit:

Katundi i Ri pushtohet nga uji per te treten here brenda 2 javesh!

Qindra banesa jane nen uje!

Banoret gjenden ne qiell te hapur ne kete nate te ftohte dimri!

Papergjegjshmeri totale e qeverise, mund te themi krim i qeverise me banoret e kesaj zone!

Si pasoje e keq menaxhimit te rezervuarve dhe liqeneve, ku portat hapen ne menyre te pa kontrolluar shkaktojn deme te medha materiale ne shtepite, bagetin e bujqesin e kesaj zone!