Meta: Problemin me drejtësinë amerikane e ka Rama që u maskua si grua për një foto me Obaman

Presidenti Ilir Meta në ‘Çim Peka Live’, tha ndër të tjera se problemin me drejtësinë amerikane e ka Rama që u maskua si grua për një foto me Obaman.

Ndërkohë që tha se të gjithë banditët që do të marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit janë të regjistruar.

Në gjithë proces nuk mungojnë emrat e banditëve, oligarkëve, nuk do të mungojnë edhe rastet e policëve të korruptuar.

Ua kam thënë që nëse tentojnë të prekin votën, do të mbajnë vetë përgjegjësinë për veprimet e tyre. Populli shqiptar nuk duron më.

Në këtë situatë kur janë në diskutim sovraniteti i Shqipërisë, integriteti i saj, pavarësia e shtetit të Kosovës, këtu nuk ka më, ka vetëm një detyrë për popullin për njerëzit e ndershëm, të shkojnë të kutia e votimit.

Në çdo rast populli shqiptar do tregojë që ka të paktën aq dinjitet sa populli i Kirgistanit dhe këtë do e tregojë para zgjedhjeve dhe jo pas zgjedhjeve. Ne jemi popull evropian dhe nuk mund të na marrë zvarrë një bandë.

Jam i angazhuar tani që të gjithë të shkojnë të votojnë, për një Shqipëri që shkon në Evropë dhe jo për një Shqipëri, për një projekt shtypës që shkon në lindje dhe që është projekt destabilizues.

Në 25 prill, Shqipëria zgjedh mes dy alternativave, ose do të kthehet në shinat europiane, ose në një projekt Lindor, që e kemi provuar për 50 vite.

25 prilli është dita e demokracisë. Është dita e ndarjes nga shpopullimi. Është dita kur populli rimerr sovranitetin e tij.

Është mision patriotik pjesëmarrja në zgjedhje.

Fuqia e popullit është vetëm vota!

Mos prisni nga nderkombetaret te zgjidhin hallet tona.

Nje nga ata që ka problem me drejtësinë amerikane është kryeministri aktual që shkoi në SHBA i maskuar si grua për të bërë një foto me Presidentin amerikan.

Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë!

Kupa është mbushur, tani duhet thyer!