Hidhet shorti i çerekfinaleve të FA Cup

Po luhet në këto momente ndeshja mes Chelsea dhe Barnsley-t (0-0), e vlefshme për fazën 1/16 të FA Cup.

Edhe pse ndeshja nuk ka përfunduar, “Blutë” e Thomas Tuchel e kanë njohur kundërshtarin e tyre në rast se kualifikohen në çerekfinale. Skuadra londineze do të luaj ndaj Sheffield United.

Në çerekfinale do të kemi edhe dy ndeshja mjaft të bukura: Everton-Manchester City dhe Leicester-Manchester United. Sfida tjetër do të jeta ajo mes Bournemouth dhe Southampton. Këto katër ndeshje do të luhen më 20-21 mars.

Everton-Manchester City

Bournemouth- Southampton

Leicester-Manchester United

Barnsley ose Chelsea-Sheffield United