Francesco Totti vihet nën hetim

Një hetim është hapur nga komisioni i agjentëve FIGC për punën e CT10 Management, kompania e këshillimit e Francesco Tottit.

Qëllimi i këtij hetimi është të kuptohet nëse ish-kapiteni i Romës ushtron apo jo funksionin e agjentit sportiv pa pasur titullin.

Hetimi i cili sapo ka filluar lindi pas anskesës së AIACS (Assoagenti) përkundër faktit se vetë Totti tashmë ishte përpjekur të sqaronte situatën disa kohë më parë në një intervistë ku u shpreh:

'' Unë nuk punoj si agjent sportiv. Vendosa të investoj në sektorin e referencës si një sportist dhe sipërmarrës i lirë".