Policia kontrollon banesen e ministrit austriak të Financave

Prokuroria e Shtetit për Luftën kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit të Austrisë kontrolloi sot banesën e ministrit të Financave, Gernot Blumel.

Blumel kishte planifikuar një takim në zyrën e prokurorit sot, ku priste të shpjegohej se si ishte në listën e të dyshuarve për aferën "Kazino" në Austri, dhe në vend të kësaj ai mori një urdhër-kërkim për apartamentin.

Pasi mori urdhrin, ministri solli organet hetimore në banesën e tij private dhe miratoi kontrollin.

Blumel më vonë shpjegoi për mediat se ky është një hetim mbi donacionet e mundshme për Partinë Popullore të Austrisë (OVP) nga Novomatic, një koncern i lojërave të fatit.

Blumel është kreu i OVP në Vjenë dhe ai theksoi se partia nuk mori asnjë donacion nga Novomatic.

Ai tha se mësoi për statusin e tij si i dyshuar nga media. Blumel vuri të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pajisjet elektronike në dispozicion të autoriteteve hetuese.

"Në çdo kohë, unë jam gati të kontribuoj në një sqarim të shpejtë të çështjes dhe të provoj akuza të rreme," tha ai.