Përmbytjet në Shkodër, ngecin në ujë makinat e ushtrisë

Shkodra është prej ditësh nën pushtetin e ujit dhe qeveria thuajse e ka harruar.

Rama e ka mendjen të bëjë fushatë vetëm në jug të Shqipërisë, ndërsa për të veriu duket se nuk ekziston më.

Përveç disa makinave të ushtrisë, asnjë prani tjetër e shtetit nuk ekziston në Shkodër. Edhe pse kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencës civile, Rama sërish i shmanget kësaj mase, pasi më pas i duhet të paguajë dëmet.

Por sot edhe makinat e ushtrisë kanë ngecur në ujërat që kanë dalë jashtë kontrollit, siç e dhe mund ta shikoni në pamje.

Mjeti i ushtrisë ka ngecur në fshatin Goricë, të njësisë administrative, Ana e Malit.