Pakistani do të lejojë kompanitë private të importojnë vaksina

Pakistani do të lejojë ndërmarrjet private të importojnë vaksina të koronavirusit dhe ka rënë dakord të përjashtojë importe të tilla nga çmimet tavan, raporton Reuters.

Dokumentet tregojnë se kabineti i kryeministrit Imran Khan ka miratuar propozimin. Vendimi është i rëndësishëm pasi Pakistani ende nuk ka siguruar sasi të rëndësishme të vaksinave nga ndonjë kompani dhe vetëm këtë mua jmori 500,000 doza të vaksinës së Sinopharm dhuruar nga aleatja Kina. Këto do t’u jepen së pari punonjësve të vijës së parë në shëndetësi.

Ministri i shëndetësisë Faisal Sultan tha se Pakistani ende planifikonte të vaksinonte popullsinë e tij falas dhe vetëm një "pakicë e vogël"  dëshiron të paguajë për vaksinat.

 "Vetëm ata që dëshirojnë ta marrin atë përmes sektorit privat do të paguajnë gjithçka," tha ai. "Personalisht, vlerësimi im është se kur vaksinat janë në dispozicion dhe ne kemi konkurrencë në treg, kjo automatikisht do të përcaktojë çmimet."

Pakistani ende nuk ka marrë ndonjë nga 17 milion dozat që pritet të marrë përmes nismës Covax.