Aksident në Kamëz, makina përplaset me pemën e kthehet përmbys në rrugë

Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Kamëz. Një automjet ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me një pemë duke përfunduar më pas e kthyer përmbys në rrugën kryesore.

Mesohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.