Japonia çon dëm miliona vaksina Pfizer se s’ka shiringat e duhura

Miliona njerëz në Japoni nuk do të marrin vaksinën e koronavirusit të Pfizer siç është planifikuar për shkak të mungesës së shiringave të specializuara - një situatë që mund të çrregullojë programin e inokulimit të vendit.

Shiringat standarde që përdoren në Japoni nuk janë në gjendje të nxjerrin dozën e gjashtë dhe të fundit nga secila shishkë e prodhuar nga prodhuesi i ilaçeve amerikane, sipas ministrit të shëndetësisë, Norihisa Tamura.

Japonia ka siguruar 144 milion doza të vaksinës Pfizer –e  mjaftueshme për 72 milionë njerëz - me supozimin se secila shishkë përmbante gjashtë doza.

Secilit i duhen dy doza me distancë  tre javë larg, për të rritur nivelin e mbrojtjes, sipas Pfizer.

Por një mungesë e shiringave që kanë age të holla për të marrë atë vaksinën e mbetur në fund - do të thotë që vaksinuesit në Japoni do të duhet të përdorin shiringat standarde që janë të afta të nxjerrin vetëm pesë doza në shishkë, ose të mjaftueshme për 60 milion njerëz.

"Shiringat e përdorura në Japoni mund të tërheqin vetëm pesë doza", tha Tamura, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo. "Ne do të përdorim të gjitha shiringat që kemi dhe do të nxjerrim gjashtë doza, por sigurisht që nuk do të mjaftojnë".

Qeveria japoneze po kërkon që prodhuesit e pajisjeve mjekësore të rrisin prodhimin e shiringave të specializuara.