Këlliçi: Veliaj hapi portat e Tiranës dhe futi brenda tij mafian e plehrave dhe betonit

I deleguari i PD ne disa zona të Tiranës, njëkohësisht edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi hedhur akuza të tjera ndaj Erion Veliajt.

Në shenimin e tij, Këlliçi shkruan se Erion Veliaj i ka 'hapur portat e kryeqytetit dhe futi brenda tij Ndragetan, mafian e plehrave dhe betonit'

Ja postimi i plotë:

Si djalë i këtij qyteti, kam kënaqësinë e madhe t'i uroj kryeqytetit tonë ditëlindjen. 

101 vjet më parë Tirana u bë qyteti i të gjithëve, pikëtakimi i shqiptarëve dhe shtëpia e tyre. Kryebashkiaku i saj i parë Zyber Hallulli, së bashku me Mytesim Këlliçin, hapën strehën e parë vorfnore.

Tirana është arena e përplasjeve të mëdha ideore, politike dhe shoqërore. Ajo sot gulçon nga trajtimi si plaçkë pushteti dhe asfiksohet nga betonizimi monstruoz i G99-çit Erion Veliaj. Erion Veliaj hapi portat e kryeqytetit dhe futi brenda tij Ndragetan, mafian e plehrave dhe betonit.

Banorët e Tiranës dhe PD do ta fitojnë betejën e kryeqytetit! Beteja nuk është me socialistët por me sektin G99 dhe Ndragetan. Tirana do të fitojë!