Shqetësues, varianti i koronavirusit në Britani, 'ka të ngjarë ta fshijë botën', thotë shkencëtarja

Londër - Varianti i parë i koronavirusit i gjetur në rajonin britanik të Kent është një shqetësim sepse mund të dëmtojë mbrojtjen e dhënë nga vaksinat kundër avancimit të COVID-19, tha Shefja e Programit të Mbikëqyrjes Gjenetike të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo gjithashtu tha se varianti ishte mbizotërues në vend dhe ka të ngjarë "të fshijë botën, me shumë gjasë".

Koronavirusi ka vrarë 2.35 milionë njerëz dhe e ka kthyer jetën normale përmbys për miliarda njerëz, por disa variante të reja shqetësuese nga mijëra të tillë kanë ngritur frikën se vaksinat do të duhet të rregullohen dhe njerëzit mund të kërkojnë vaksina përforcuese.

Sharon Peacock, drejtore e konsorciumit  COVID-19 Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, tha se vaksinat ishin deri më tani efektive kundër varianteve në Mbretërinë e Bashkuar, por që mutacionet mund t’i minojnë ato.

"Ajo që ngre shqetësime në lidhje me këtë është se Varianti 1.1.7. që ne kemi pasur në qarkullim për disa javë dhe muaj, ka filluar të pësojë mutacion përsëri dhe të krijojë të reja, që mund të ndikojnë në mënyrën se si e trajtojmë virusin për sa i përket imunitetit dhe efektivitetit të vaksinave, "i tha Peacock BBC.