Armie Hammer akuzohet për shkaktimin e mavijosjes në të pasmet e ish-it Jessica Henriquez

Armie Hammer dyshohet se i shkaktoi Jessica Ciencin Henriquez, një plagë të madhe në të pasme, gjatë romancës së tyre të shkurtër të verës .

Llogaria private e Henriquez në Instagram, përmban një foto nga Henriquez në fillim të shtatorit me një mavijosje të madhe në të pasmet e saj, për të cilën një burim pohoi për  Page Six, se ishte shkaktuar nga Hammer.

Fotoja u postua së bashku me një mbishkrim të fshehtë rreth të mësuarit për të pranuar "të vërtetën" dhe mos mbrojtjen e njerëzve të tjerë.

"Nuk është detyra ime t'i bëj njerëzit të duken më mirë sesa janë në të vërtetë. Nuk është detyra ime të pastroj rrëmujat që njerëzit e tjerë bëjnë në jetën e tyre", shkroi Henriquez.

 “Largimi është mjaft bujar. Nuk është detyra ime të justifikoj dikë për pasojat që pasojnë sjelljen e keqe, as nuk është puna ime të zbatoj ndonjë pasojë. (Kjo është Karma). ”, përfundoi ajo.

Zbulimi i mavijosjes së Henriquez,vjen ndërsa ylli i "Call Me By Your Name" po përballet me akuza për abuzim emocional dhe seksual nga ish të dashurat: Courtney Vucekovich dhe Paige Lorenze.

Lorenze pretendoi se Hammer përdori një thikë për të gdhendur shkronjën "A" afër vaginës së saj dhe tha se Hammer donte që ajo të bëhej "skllavja e tij e vogël".

Por Hammer, përmes avokatit të tij, mohoi çdo keqbërje ndaj Lorenze dhe grave të tjera.