Kush është i burgosuri me 25 vjet pë vrasje që pritej të lirohej nga Gjykata e Krujës

Gjatë ditës së sotme SPKA ka kryer arrestime të bafasishme në Gjykatën e Krujës. Dyshohet se ishte përgaditur terreni për lirimin nga brugu te një personi të dënuar për vrasje.

Sajmir Petani është i dënuari që gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, së bashku me persona të tjerë po përgatiteshin që ta lironin nga burgu i Fushë Krujës, por u dekonspiruan nga ana e SPAK, i cili preu urdhërarrestet ndaj tyre.

Petani është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se i rrinte ”ngushtë” burgu i Fushë Krujës, dhe për këtë ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares Hoxha, e cila është e famshme për lirimin nga burgu të personazheve të njohura të botës së krimit.