'Gruaja që më vuante nga veshkat, me të sëmurë me COVID në dhomë! Ç’diskriminim se jemi romë!

Tiranë - Qytetari Arjan Kruja ka denoncuar se bashkëshortja e tij është shtruar në qendrën  spitalore Nënë Tereza për të marrë trajtim mjeksor pasi ishte e sëmurë me veshka, por mjekët në dhomën e saj , tek godina 6-katëshe, kanë sjellë persona të infektuar me Covid, dhe për pasojë është infektuar edhe gruaja e zotit Kruja.

në Fax web, Kruja rrëfen të gjitha peripecitë që ka kaluar gjatë qendrimit në spital, dhe shprehet se është diskriminuar për shkak se i përket komunitetit rom. Një tjetër shqetësim që ngre qytetari është mungesa e higjienës në ambientet e QSUT-së ku thotë se infermieret me duart që ndërronin pacientë të tjerë, i vendosnin serumin bashkëshortes së tij.

“Jemi ndeshur me diskriminim, me përbuzje totale, nuk ka shanse që ta dish se kush është shefja e pavionit. E kam çuar fillimisht te urgjenca, më pas e çuan te pavion, gati 10 ditë duke bërë analiza, derisa e çanë gjithandej. Doli që ishte me ulçerë në stomak, e mbajtën  gruan 1 muaj në spital, vetëm për 6 kokrra që i jepnin njëherë në dy ditë, ku e kanë shëndetësinë falas. 

Duke filluar nga rangu i shefes të pavionit, të gjithë personat poshtë saj na kanë diskriminuar. Në dhomën e bashkëshortes sime kanë qenë tre persona me Covid. Gruan e kanë nxjerrë natën jashtë se do të bëhej dizinfektimi, thirra mjeken e turnit dhe i shpjegova gjendjen, si mund të sillnin persona të tjerë në dhomën e bashkëshortes sime.

Mjekët e dinin shumë mirë që personat që ishin në dhomë me nusen time ishin me Covid. Si mund të rri nusja ime me një person që është infektuar nga virusi?! 

Mjekun e kapa duke fjetur gjumë në spital, dhe më kërcënonte me grupin e gatshëm, më kanë kërcënuar që të mos i filmoja. Ka 25 ditë nusja ime që merr vetëm një ilaç, e kanë çuar dhe me dializë tani, në spital të provokojnë mjekët. O kryeministri im, merr masa me gjithë ministren, vër njerëz të aftë në spitale, njerëz që kanë zemër.

Mos më detyroni që tiu drejtohem organizatave të bamirësisë, nuses ja bënë tamponin më pas dhe doli pozitive, mjekja duhet të jepte udhëzim që te dhoma e bashkëshortes sime të mos hynte asnjë person tjetër. Të paktën të mos lejoheshin familjarët, kemi shkuar gati 20-30 vetë. Ka dalë pozitive dhe mjekët dhe te dhoma e saj shkonin pa maska.

Kërkoj nga ministrja që të vërë dorën në zemër se kam 11 kalamaj, ma sistemoni nusen në spital. Nuk ka simptoma nga Covid për momentin është në shtëpi. Jo më larg se sot i kanë prerë fletën e daljes nuses sime.

Kur kam shkuar dhe dhoma e nuses, kam parë çarçafët me jashtëqitje dhe me gjak, ka ndejtur nusja me rrobat e pacientes me Covid, që ishte ngjitur. Imagjinoni se çfarë bëjnë me pacientët këta, duhet të vënë dorën në zemër që të zgjedhin stafin që i shërben popullit.

Higjena është përtokë, banjot janë gjithë pis, gjithë gjak, me dorezat që pastrojnë pacientët, iu vendosin serumet të tjerëve. I thashë asaj zonjës si vjen ti me doreza të pista që ti ndryshosh serumin nuses sime”, u shpreh qytetari.