Mitsotakis i përgjigjet deklaratave të Erdoganit: Çmenduria nuk na çon askund

Kryeministri grek, Kyriakos  Mitsotakis i është përgjigjur deklaratave të bërë një ditë më parë nga presidenti I Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi me anëtarët e parisë së tij.

Kryeminstri i Greqisë tha që: “Çmenduria nuk na çon askund. Greqia nuk pranon kërcënime, nuk kërcënohet, nuk shantazhohet nga askush. Mendoj se ka qenë një retorikë, shpërthim i momentin, pasi kam dëgjuar edhe më parë deklarata që “nuk do të flasim”, pastaj “do të flasim”, apo “mund të flasim”

Reagimi erdhi menjëherë pas akuzave të ngritura nga Erdogan në lidhje me bisedimet rreth mosmarrëveshjeve në Detin Mesdhe dhe Egje.

Mitsotakis përsëriti se takimi me drejtuesit e Turqisë do të bëhet pa asnjë dyshim por theksoi se kushtet akoma janë të papjekura për një takim të tillë.

Sulmi i Erdogan ndodhi në një fjalim para grupit parlamentar të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).

"Unë bëra një deklaratë që ne mund të takohemi me Mitsotakis. Nëse jeni duke kërkuar paqe, atëherë mos më sfidoni… Pavarësisht se nga vjen, duhet të dini se Turqia qëndron në këmbë, në vendin e saj dhe di të reflektojë atëherë kur është e nevojshme.Ju do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve” u shpreh presidenti turk Erdogan