Reperi 'One Million' flet mbi projektet e tij dhe tregun shqiotar: Bëjnë muzikë vetëm për lekë

Mëngjesin e sotëm, në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishte i ftuar reperi ‘One Million’, emri i vërtetë i të cili është William Zeneli, i  lindur dhe rritur në Itali.

Ndër të tjera, ai foli për këngën e tij më të fundit, ‘Flawless’ e cili është një frymëzim nga Amerika, dhe vjen në bashkëpunim me një djalë shqiptar nga Tirana, por i rritur në Itali.

"Produkti doli shume i mirë, është ‘street video’, tendenca e fundit e videove, e cila po bën famë në të gjithë botën. 'Flawless' do të thotë 'perfekt', e kam fjalën për muzikën për rrymën rrep, dhe për atë që bëjmë dhe për faktin që ne duam perfeksionin në atë që bëjmë. Shqipëria nuk e ofron perfeksionon, dhe tregu shqiptar është shumë i dobët si treg. Të gjithë duan të bëjnë muzikë vetëm për lekë, për të rënë në sy”, u shpreh reperi.

Në lidhje me tematikat e teksteve të këngëve të tij, One Million tregoi:

Temat janë të ndryshme, varet se si jam në momentin kur unë shkruaj tekstin.

Flavio: A ke plane për bashkëpunime me artistë të tjerë shqiptarë?

One Million: Aktualisht nuk jam në bashkëpunim me asnjë, kam folur me disa, por më pëlqen të jem në një bashkëpunim me Noizyn, frymëzohem shumë nga ai.

Flavio: A është publiku shqiptar në synimet e tua?

One Million: Hapat e mi i kam bërë mirë dhe kam kontakte dhe jashtë, projektet janë shumë dhe besoj se çdo gjë bëhet.