Do lirohej me kusht një i dënuar për vrasje, gjyqtarja dhe një avokat morën para

Të tjera detaje zbulohen nga operacioni i SPAK që po zhvillohet ditën e sotme në Krujë, ku ka pasur 4 urdhër-arreste dhe është arrestuar gjyqtarja Enkeleda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku.

“Balkanweb” shkruan se sipas hetimeve disa mujore rezulton se gjyqtarja Hoxha kishte marrë bashkë me avokatin Aldo Tabaku një shumë të konsiderueshme parash për lirimin me kusht të një dënuarit për vrasje që vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Krujë.

“Oficerët kanë shkuar tanimë në burg për t’i komunikuar këtij personi akuzën e re”.

Ka të dhëna dhe prova sipas SPAK që gjyqtarja Hoxha dhe avokati Tabaku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash për të favorizuar lirimin e të dënuarit. Hoxha ishte vënë në vëzhgim dhe nën shënjestrën e akuzave pas firmosjes së disa vendimeve për lirimin e personazheve të njohura të botës së krimit. Operacioni vijon ende dhe po kryhen kontrolle edhe në banesat e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale”, tha gazetarja Klodiana Lala për Ballkaneeb.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme gjatë ditës së sotme është shoqëruar në komisariat gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila me vedimet e saj ka urdhëruar lirimin e personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Hekuran Billa apo dhe Genci Tafilit.

Gjithashtu është shoqëruar edhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku, njeri shumë i afërm me gjyqtaren Hoxha. Gjithashtu është shoqëruar edhe kancelari i gjykates Argjent Qesja.

Ndalimi i Hoxhës është realizuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e ka pasur nën hetim gjyqtaren për akuzën e korrupsionit.

Mes personave që janë shoqëruar në polici mësohet të jetë dhe kancelari i gjykates Argjent Qesja.

Sot puna në gjykatën e Krujës, është pezulluar totalisht për shkak të arrestimeve të punonjësve të këtij dikasteri.

Hoxha, momentalisht është në hetim administratim nga KLGJ, pasi Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka kërkuar shkarkimin e saj nga detyra për shkak të vendimeve scandalize të lirimit nga burgu të Hekuran Billës, Endrit Dokles i dënuar me burgim të përjetshëm dhe disa personave të tjerë.