Erdogan: Zgjidhja e vetme për Qipron është të krijohen dy shtete

Presidenti turk Tajip Rexhep Tajip Erdogan tha sot se mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet me dekada me Greqinë mbi Qipron është krijimi i dy shteteve në ishull.

Ai gjithashtu deklaroi se pala qipriote, e cila mbështetet nga Athina, nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme.

Të hënën, krerët e Greqisë dhe Qipros njoftuan se do të pranonin vetëm një zgjidhje paqeje bazuar në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe hodhën poshtë idenë e Turqisë, njofton Reuters.

Bisedimet nën kujdesin e KB janë planifikuar për muajin e ardhshëm dhe nga selia në New York, ata janë gati të ftojnë anëtarë të të dy komuniteteve dhe ministra nga tre vende që do të jenë një garanci e marrëveshjes: Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe .

Do të diskutohen gjithashtu tensionet midis Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun lindor lidhur me projektet e energjisë.