VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, rrugët të mbushura me ujë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës.

Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problemante janë akset që lidhin bulevardin Vlorë Skelë me rrugën Transballkanike.

Problematike mbetet lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia 28 Nëntori pranë kishës Ortodokse në Vlorë.

Pamjet: