Meral dënohet me burg, ja çfarë do të ndodhë sot në 'Lule të vetmuara'

Nazan i kërkon Xhemresë të qëndrojë larg Serkanit. Ajo dhe Defne e akuzojnë Xhemrenë se po mendon të martohet me Serkanin që t’i marrë pasurinë.

Meral mëson se Kader e ka denoncuar dhe i lutet të mos e çojë në burg.

Songyl dhe Ejlyl nuk mund ta besojnë dot që Kader është bërë kaq e pashpirt.

Ali përpiqet të shfajësohet para Ejlylit për bastin që tha Fadik dhe ia shpreh sërish pëlqimin.

Zehra bën namin kur mëson se Songyl dhe Gynej po mbajnë në shtëpinë e tyre Meralin.

Zehra tenton të rrahë Meralin dhe betohet se do ja nxijë jetën.

Meral dhe Kader përballen në gjyq. Meral dënohet me dy vjet burg.

Vajzat përpiqen të bindin Kaderin të ndryshojë mendje por nga ana tjetër Maxhide dhe Ezhder e shtyjnë Kaderin të bëjë të kundërtën.

Meral i lutet Kaderit ta nxjerrë nga burgu por kjo e fundit i uron të kalbet në burg. Meral e përjeton shumë keq burgun./revistawho.com