Banda e hajdutëve shkon të grabisë mobilerinë, pasi pikasen, plagosin me armë zjarri 40 vjeçarin

Një bandë hajdutësh prej pesë personash kanë shkuar që të vjedhin një pikë prodhimi e montimi mobiljesh në pronësi të shtetasit Arben Çepele nga Roskoveci.

Pasi e kishin rujatur  dhe e dinin se ai nuk ndodhej aty por kishte shkuar në lokal për kafe me një kushuririn e tij i cili quhet po Arben Çepele 40 vjeç.            

Teksa kanë qënë duke pirë kafenë nga aparatet celular  kanë parë kamerat e sigurisë dhe kishin pikasur  një grup prej 5 personash që po hynin në ambientet e mobilerisë për të vjedhur kanë pohuar për  burime nga vendi i ngjarjes.

Kanë lënë kafetë e dy kushrinjtë Arben Çepele kanë rendur por teksa janë pikasur prej hajdutëve njëri prej tyre për të shpëtuar e për të penguar të zotët ka qëllua në drejtim tyre.

Plumbat e pistoletës kanë prekur kushuririn e pronarit, 40 vjeçarin Arben Çepele i cili ka marr dy plumba në këmbë e afër kofshës.

Ai është dërguar në spital e është së sallën e operacionit pasi një plumb i ka prekur arterien.  

Policia është në vendgjarje e po kryen veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen.