Kokalari: Letra e Biden për Vuçiç e dyshimtë, përndryshe favorizon Albin Kurtin në zgjedhje

Mbështetësja e ish-Presidentit Donald Trump, Evi Kokalari e ka vënë në diskutim në 'Cim Peka Live' letrën që presidenti Joe Biden i ka dërguar Presidentit të Serbisë Vuçiç, për njohjen e Kosovës. Sipas Kokalarit kjo letër ka shumë ndryshime nga letrat që presidentët paraardhës kanë firmosur çka e bën atë të dyshimtë.

Kokalari madje e cilësoi si të pazakontë se përse kjo letër dërgohet pikërisht në prag të zgjedhjeve në Kosovë, duke aluduar se bëhet për të mbështetur figurën e Albin Kurtit.

‘Nga natyra Shtëpia e Bardhë është gjithmonë e vonuar në letrat që sjell, dhe i bën letrat në minutën e fundit.

Është për t’u çuditur dhe këtë çudi ma kanë shprehur edhe njerëz që kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në administratën e Donald Trump.

Si ka mundësi që kjo letër është dërguar më 5 shkurt kur zgjedhjet në Kosovë janë në 14 shkurt.

Nëse ata kishin idenë që kjo letër mund të influenconte, atëherë ata e dinin që kjo letër mund të ndhmonte Albin Kurtin.

I cili kishte shumë mundime për të mbështetur publikisht Biden.

Kjo letër ka qarkulluar më 5 shkurt dhe ka një arsye.

Kjo letër ka qarkulluar pa firmën e Presidentit Biden dhe kjo është një gjë shumë e rrallë.

Unë kam dyshimet e mia nëse letra është legjitime.

Po të shikosh letrën, por po të shikosh edhe logon aty ka një një yll me 5 cepa që po të shikosh letrat e presidentëve të tjerë nuk kanë ekzistuar, atëherë ka një pikëpyetje.

Ndërkohë që ky konstatim i znj. Kokalari është hedhur poshtë nga diplomati Agim Nesho

‘Letrat ndahen në disa kategori. Janë letra për format standard për festat kombëtare që mund të mos firmosen fare nga Presidenti por këto nuk do të thotë që nuk i ka dërguar Presidenti i SHBA

Vetë pala që merr letrën po të kishte pretendime të tilla, nuk mendoj që janë të painformuar Serbia dhe Presidenti Vuçiç që të futen në diskutime. Vetë Vuçiç ju përgjigj ashpër kësaj letre.’