Del Piero: Kjo finale vlen shumë për Pirlon, por duhet të ketë kujdes nga Conte

Ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, komentoi për “Sky Sport” barazimin mes bardhezinjve dhe Interit që dekretoi skuadrën e Andrea Pirlos si finalisten e parë të Kupës së Italisë.

 

 “Kjo finale vlen shumë për Pirlon, e fitoi ai. Juventusi pati shumë pak zotërim topi dhe në fragmentin e dytë të pjesës së parë u presua totalisht nga Interi dhe nuk arriti të dilte nga gjysmëfusha. Sot (dje) Ronaldo doli me peng nga fusha, është shumë kërkues dhe në përgjithësi paraqitja e tij nuk është e mjaftueshme.

 

Zikaltrit për pjesën më të madhe të ndeshjes mbajtën kontrollin e lojës. Eriksen menaxhoi topin dhe mirë madje. I mungoi të shënonte kur nevojitej. Pati pak shanse dhe këtu duhet të përmirësohet Interi. Conte me siguri ka një plan B, C e të tjerë dhe një stol të gjerë. Tani Pirlo duhet të ketë kujdes sepse Conte ka vetëm kampionatin”.