Nazarko: Biden inicioi çlirimin e Kosovës, Trump i dha dimensionin që kapërceu Ballkanin

Në ‘Çim Peka Live’ analisti Mentor Nazarko, duke komentuar letrën e Presidentit Biden për Presidentin e Serbisë Alaksandër Vuçiç ku I kërkon njohjen e Kosovës, tha ndër të tjera se

‘Pse Ballkani ka përfaqësuar një zonë interesante për fushatën e presidentit Trump? Sepse ajo çfarë ndodhi me Kosovën si pjesë e Serbisë në fillim dhe tani si shtet i pavaruar ishte një proces që e inicoi pikërisht presidenti Biden, që si shef i komisionit të jashtëm të senatit amerikan ishte një nga figurat më ndërhyrëse në Kongresin Amerikan bashkë me Presidentin Klinton për të bombarduar Serbinë, pastaj për ti dhënë pavarësinë.

Një process që e incioi çlirimin e Kosovës deri në vitin 2020. Trumpi kishte shansin që ta mbyllte një proces që kishte nisur rivali i tij kryesor

Së dyti presidenti Trump falë inteligjencës dhe talentit të zotit Grenëll diti që kësaj marrëvëshje në sferën e interesave amerikane, këtë çështje ta ndërlidhte edhe me marrëdhëniet e botës islamike dhe me Izraelin. Diti që kësaj marrëvëshje ti jepte një dimension që kapërcënte Ballkanin.

Diti ta ndërlidhte me botën arabe, por edhe me botën sllave dhe e prishi jopak Serbinë me botën sllave dhe krijoi sadopak një fërkim me Kinën. Kujtojmë këtu  çështjen e 5 G.

Trump sa i takon Kosovë dhe Serbisë krijoi një model unik negocimi.’