Makina humb kontrollin në autostradë, merr përpara këmbësorët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës ku një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë.  

Tiranë/Informacion paraprak      

Më datë 10.02.2021, rreth orës 19:25, në autostradë, shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.