Barcelona kundër Sevillës, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit

Barcelona ka udhëtuar sonte në Sanchez Pizjuan ku do të përballet me skuadrën e Sevillës.

Kjo është gjysmëfinalja e parë që do të zhvillohet sonte mes të këtyre dy skuadrave ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në Camp Nou më 3 mars.

Megjithatë, Koeman ka startuar me një formacion të mirë në këtë ndeshje ku si titullar luan treshja e frikshme sulmuese e Barcelonës: Messi, Griezmann dhe Dembele.