", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Drogë nga Shqipëria, në pranga 24 persona, sekuestrohen makina, skaf dhe armë në Mal të Zi

Një aksion policor i zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme në Malin e Zi ka vënë në pranga 24 persona si organizatorë dhe anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi, në vendet e rajonit dhe më tej në vendet e BE-së.

Policia malazeze thotë se janë sekuestruar 500 kg kanabis.

I njëjti grup akuzohet për trafik edhe të dy tonë e gjysmë marijuanë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një armë gjahu, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

“180 oficerë policie morën pjesë në aksionin e gjerë, u kontrollua në 30 lokacione. Në Ulqin, anëtarët e Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po kontrollojnë shtëpitë e personave” thuhet në njoftim.