Kapen 1.3 ton kokainë e pastër në vendin fqinj

Ditën e sotme, policia italiane kapi 1.3 ton kokainë të pastër, me origjinë nga Amerika Latine.

Porti i Gioia Tauro, në Kalabria, ka qenë nën mbikëqyrjen e doganave dhe policisë italiane për vite me radhë, sepse është porti kryesor përmes të cilit mbërrijnë lëndët narkotike në vend.

Në tre operacione, droga u zbulua duke përdorur skanera të sofistikuar në kontejnerë me kafe dhe mish të ngrirë nga Brazili, si dhe në kontejnerë me fruta ekzotike nga Ekuadori.

“Trafikantët e drogës mund të përzienin drogën e sekuestruar, jashtëzakonisht të pastër, deri në katër herë përpara se t’i ofronin ato në treg, duke i sjellë Ndraghetas rreth 260 milionë euro”, njoftoi policia italiane.

Ndryshe, Italia ditë më parë ka arrestuar dhjetëra trafikant droge pas një operacion të gjerë.