U eliminua nga Kupa e Francës, Domenech shkarkohet nga drejtimi i Nantes

Nuk ka zgjatur shumë aventura e Raymond Domenech në stolin e Nantes. Tekniku francez ishte rikthyer në drejtimin e një skuadre pas gati 10 vitesh, mirëpo aventura me Nantes nuk shkoi siç duhet, pasi pasditen e sotme klubi francez e ka shkarkuar nga drejtimi i ekipit.

Vendimi i drejtuesve të Nantes erdhi pas humbjes ndaj Lens (4-2), qw solli edhe eliminimin nga Kupa e Francws.

Në dy muaj që ishte në pankinën e Nantes, Domenech drejtoi skuadrën në 8 ndeshje, duke regjistruar 4 barazime dhe 4 humbje, rezultate që e kanë zbritur skuadrën në zonën e rënies nga kategoria.