Basha: E keqja që ka pllakosur Shqipërinë ka emër dhe quhet Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I ka kthyer përgjigje në intervistën e dhënë për Syri Tv për gazetarin Ermal Rizai edhe ironive të kryeministrit Rama, duke e cilësuar si të keqen e vendit që duhet larguar njëherë e mirë.

Ermal Rizaj: Zoti Rama ju ironizon duke përdorur hashtagun; punë jo gjumë. Sa kohë i kushtoni ju zoti Basha punës dhe sa kohë i kushtoni familjes?

Lulzim Basha: Dua ta them fare qartë, pas 8 vitesh dështimesh, Edi Rama nuk ka më absolutisht asgjë me çfarë të dalë para shqiptarëve, jua kam thënë këtu në konferencë për shtyp me kolegët tuaj, jua kam përsëritur edhe në intervista të tjera, nuk ka asnjë rrugë tjetër Edi Rama, deri më 25 prill do të vazhdoni të dëgjoni të tilla sulme, sharje, fyerje në adresën time, në adresën e partisë demokratike, të opozitës, për një arsye të vetme, ky është një njeri pa bilanc, 8 vjet premtime, 8 vjet dështime, asnjë premtim i mbajtur, me çfarë do të dal para shqiptarëve.

Ka dhe një aspekt tjetër këtu që për Edi Ramën, punë do të thotë vjedhje, kush nuk vjedh fle gjumë, por me 25 prill është dita ti japim fund kësaj dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë një tjetër politikë e cila me të vërtetë t’ju jap shqiptarëve një qeverisje që punon për ta, një qeverisje që votohet nga ata në bazë të angazhimeve që merr dhe gjykohet nga ata në bazë të angazhimeve që merr. Rama është e kaluara, është e shkuara, sa më pak kohë të harxhojmë e të aq më mirë është që të kursejmë gjithë energjinë tonë, gjithë kohën tonë, gjithë vëmendjen tonë tek puna dhe tek e ardhmja që na pret për të korrigjuar 8 vjet dështime dhe për ti kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin tek një Shqipëri që punon, tek një Shqipëri që prodhojnë, tek një Shqipëri për të gjithë dhe jo për një grusht njerëzish.

azetari: Duke ju referuar situatës së pandemisë, në qoftë se vendi shkon në një mbyllje ashtu sikur në muajin mars, sa ndikon ky vendim në fushatën elektorale?

Lulzim Basha: Ne jemi të angazhuar me të gjitha format dhe mënyrat për ta përcjellë kudo mesazhin tonë, mesazhin e shpresës, mesazhin e besimit tek Shqipëria, e besimit tek shqiptarët, e faktit që kur ne të gjithë bëhemi bashkë për ti shërbyer shqiptarëve, për t’i shërbyer njëri-tjetrit, nuk ka forcë të na ndalë. E keqja që ka pllakosur këto 8 vite, ka një emër dhe vetëm një emër dhe ky është Edi Rama, i cili e vuri gjithë vendin në funksion të interesave të tij politike. Ai dhe një grusht njerëzish siç tregojnë edhe investigimet e fundit të shumë agjencive investigative gazetareske por dhe raport ndërkombëtare, janë të vetmit që kanë përfituar këto 8 vite. Kështu që jam i bindur se nuk ka asnjë pengesë, që shqiptarët do të bashkohen dhe në 25 Prill ta rimarrin fatin e tyre në dorë. Shqipëria ti kthehet shqiptarëve, Shqipëria të fitojë, shqiptarët të fitojnë.

Ermal Rizaj: Zoti Basha, shumë faleminderit!

Lulzim Basha: Kënaqësi!