Pamje të rënda/ ‘Range Rover-i’ e mori para, këmbësorja e gjakosur shtrirë në tokë

Pak minuta më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën hyrëse të Sarandës në lagjen nr.1.

Sipas informacioneve, makina tip ‘Range Rover’ me targa AA055LT, ka goditur një këmbësore.

E aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe janë në pritje të ambulancës. 

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues  shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.