Aksident në Sarandë/ ‘Range Rover’ merr para këmbësoren, e plagosura në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën hyrëse të Sarandës në lagjen nr.1.

Sipas informacioneve, makina tip ‘Range Rover’ me targa AA055LT, ka goditur një këmbësore.

E aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe janë në pritje të ambulancës.

 Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.