Sergio Ramos flet pas operacionit në gju

Sergio Ramos do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, për 6 ose 8 javë . Qendërmbrojtësit iu desh të operohej në gju këtë fundjavë dhe për fat të keq do të mungojë në dy ndeshjet kundër Atalanta-s në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid dha lajme rreth dëmtimit të kapitenit të tyre dhe tashmë i takonte lojtarit të fliste mbi këtë çështje.

“Tani jam kthyer në shtëpi. Më duhej që ta kryeja atë operacion. Askujt nuk i pëlqen të jetë në këtë situatë, por fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Ishte një rekomandim mjekësor dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar gjithçka dhe do të përpiqem të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar ekipin, pasi sezoni është ende i gjatë, ”u shpreh spanjolli në mediat e tij sociale.