60 vjeçari i jep fund jetës, gjendet i vetvarur në banesë

Një person i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Vlorë, duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen ‘Kushtrimi’ të këtij qyteti.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:01, në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur me litarë në banesën e tij shtetasi Sh.J., 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.