Ndërron jetë 12 vjeçarja, dyshime se u vetëqëllua me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baks ë Velipojës, në Shkodër.

Një 12 vjeçare nga ky fshat dyshohet se është vetëqëlluar aksidentalisht me armë zjarri, të llojit çifte.

Për pasojë e mitura ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Shkodrës.