Vetëhelmohet 16 vjeçarja, sillet me urgjencë me helikopter në Tiranë

Një vajzë e re është sjellë me urgjencë ditën e sotme në Tiranë, duke u transportuar me helicopter. 16 vjeçarja nga Gramshi dyshohet se është vetëhelmuar.

E reja pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit për shkak të komplikacioneve është transportuar me helikopter drejt kryeqytetit.

Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë detyruar 16 vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë.

Policia po merr në pyetje familjarët e saj për të kuptuar nëse e reja kishte probleme që mund ta kenë çuar drejt tentativës për t’u vetëflijuar.