Ora policore/ Ndryshon kalendari i Superiores, ja kur do luhen ndeshjet e javës së 19-të

Me ndryshimin e fashës orare të lëvizjes së qytetarëve nga qeveria, ka ndryshuar edhe axhenda e ndeshjeve të javës së 19-të në Kategorinë Superiore.

Duke patur parasysh se do të lejohet qarkullimi gjatë orarit 20:00-06:00 për periudhën 11 shkurt -25 shkurt, ndeshjet do të kenë orare të reja.

Sfida e së premtes Teuta-Skënderbeu, e planifikuar për orën 18:00, është spostuar për orën 16:00.

Ndërkohë, të gjitha sfidat e ditës së shtunë (Tirana-Kukësi, Vllaznia-Apolonia, Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani do të luhen të gjitha në orën 14:00).

Java e 19-të e Kategorisë Superiore (si ishte)

E premte

Teuta-Skënderbeu (18:00)

E shtunë

Tirana-Kukësi (14:00)Vllaznia-Apolonia (17:00)

Bylis-Laçi (14:00)

Kastrioti-Partizani (14:00)

Java e 19-të e Kategorisë Superiore (si ndryshon)

E premte

Teuta-Skënderbeu (ora 16:00)

E shtunë

Tirana-Kukësi (14:00)

Vllaznia-Apolonia (14:00)

Bylis-Laçi (14:00)

Kastrioti-Partizani (14:00)