Identifikimin e elektronik të zgjedhësve do ta bëjë kompania e akuzuar nga Trump

Kompania ‘Smartmatic’, do të jetë ajo që do të sigurojë pajisjet elektronike për identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit!

KQZ ka nënshkruar ditën e sotme kontratën, me këtë kompani angleze e cila ka ofruar 2 mld lekë, pa TVSH, e që ishte e vetmja në garë.

‘KQZ nënshkroi kontratën me kompaninë Smartmatic International Holding B.V për identifikimin elektronik. Pas nënshkrimit të kontratës fillon procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve’, njofton KQZ.

Identifikimi elektronik është një proces që do të kryhet në të gjithë vendin, ndërkohë që votimi dhe numërimi elektronik në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore.

Cila është kompania?

Smartmatic, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000.  Që nga viti 2003 Smartmatic ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionet zgjedhore në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë. Duke përdorur teknologjitë më të fundit, Smartmatic po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personeli ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.

Kur u akuzua për herë të parë’?

Kompania  u akuzua në 2017, nga presidenti i Venezuelës ka akuzuar kompaninë që siguron platformën teknologjike se i ishte nënshtruar presionit të Amerikës dhe se kishte deklaruar 1 milion më pak votues në zgjedhjet e atij viti.

Nicolás Maduro ‘Ai budalla, presidenti i Smartmatic, ka rënë pre e presionit amerikan dhe britanik dhe deklaroi se kishte vetëm 7.5 milion [votues]. Unë mendoj se ishin 10 milion votues venuzelian.’

Për çfarë akuzohet në SHBA?

Në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Powell avokat i Donald Trump lëshoi akuza për manipulim  votash dhe ndryshim e rezultatit përfundimtar nga kompania Smartmatic.

‘Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t'i kthyer ato te Presidenti Biden.’