Basha përmbledh në video 1-minutëshe, Programin e PD për Turizmin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka pasuruar edhe me një video përmbledhëse njëminutëshe,  Programin e PD-së për zhvillimin e turizmit, të cilin e prezantoi paraditen e së mërkurës.

"Ne kemi vendin më të bukur në botë. Shqipëria është një perlë turistike, - shkroi Basha pranë videos. - . Rama nuk ka bërë asgjë për ta promovuar turizmin tonë gjatë 8 viteve dështime. Ne do të sjellim ndryshim, ne do të përmirësojmë cilësinë e turizmit dhe do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Shqipëria fiton", e përfundoi Basha mesazhin e tij.

Basha shpalos Programin e PD: Ja si do ta trajtojmë projektin madhor kombëtar, Turizmin!