Monoliti misterioz nëpër botë paska qenë truk i qeverisë turke

Ankara, Turqi  - Një monolit metali që në mënyrë të mistershme u shfaq dhe u zhduk në një fushë në Turqinë juglindore doli të ishte një hile publicitare përpara një ceremonie qeveritare të martën, gjatë së cilës Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi një program hapësinor për vendin.

Shufra metalike e lartë tre metra që përmban një shkrim të lashtë turk, u gjet të premten nga një fermer në provincën Sanliurfa. Ajo u zbulua pranë vendit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Gobekli Tepe, e cila është strehë e strukturave megalitike që datojnë nga mijëvjeçari i 10-të para Krishtit, mijëra vjet para Stonehenge.

Sidoqoftë, struktura me shkëlqim që mbante mbishkrimin "Vështroni qiellin, do të shihni hënën" në alfabetin e lashtë Gokturk, u zhduk të martën në mëngjes, duke shtuar misterin.

Një imazh i monolitit u projektua më vonë në një ekran ndërsa Erdogan prezantoi programin hapësinor të Turqisë gjatë një prezantimi në televizion.

"Tani ju paraqes vizionin, strategjinë dhe synimet 10-vjeçare të Turqisë dhe them: 'Vështroni  në qiell, do të shihni hënën", tha Erdogan.

Më parë, agjencia shtetërore Anadolu citoi pronarin e fushës të thoshte se ishte i hutuar nga paraqitja dhe zhdukja e monolitit. "Ne nuk e dimë nëse u vendos në fushën time për qëllime marketingu apo si  reklamë," citoi Anadolu të thoshte Fuat Demirdil. “Ne pamë që blloku metalik nuk ishte më në vendin e tij. As banorët nuk mund të zgjidhin misterin e bllokut metalik. ”

Agjencia citoi gjithashtu banorin vendas Hasan Yildiz të thoshte që blloku ishte ende në fushë të hënën në mbrëmje, por ishte zhdukur në mëngjes.

Monolitë të tjerë misteriozë janë shfaqur në mënyrë të ngjashme dhe disa janë zhdukur, në shtete të ndryshme muajt e fundit.

Gobekli Tepe ishte vendi i serive turke të Netflix me titull "Dhurata".