Ivan Cordoba merr rol drejtuesi te klubi italian

Ish-mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, do të kontribuojë te klubi i Serisë B italiane, Venecia.

Klubi italian konfirmoi se 44-vjeçari është emëruar si Drejtor i Menaxhimit të Departamentit të Sporteve.

Duke parë karrierën e tij të pasur si futbollist dhe përvojën si menaxher i Interit, Venecia beson se Cordoba i ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë funksionar klubi.

Kujtojmë që me fanellën e Interit ish-mbrojtësi kolumbian fitoi tripletën në vitin 2010.