VIDEO/ Policia shkon ti verë gjobë, Kryemadhi: Merruni me bandat, mos u përdorni

Kryetarja e LSI ka mbledhur mëngjesin e sotëm në Elbasan një tryezë për arsimin.

Por pas takimit, një grup policësh, duket me urdhër politik, kanë shkuar për të gjobitur atë dhe pjesëmarrësit në këtë tryeze.

Policët kanë hezituar mjaft para se ti drejtoheshin Kryemadhit, për ti kërkuar mbajtjen e maskës dhe për të mos u grumbulluar më shumë se 10 njerëz.

Por edhe kryetarja e LSI-së nuk ka qëndruar indeferente.

‘Merruni me bandat mos u bëni ushtar të Taulant Ballës’, i është drejtuar Kryemadhi, policëve. Pas një debati të shkurtër, policët janë tërhequr duke mos e quar deri në fund ‘misionin’ që u ishte lënë detyrë.