Kapet shpërndarësi i heroinës për zonën e Selitës dhe Tiranës së Re

Një shpërndarës drogash të forta që furnizonte Tiranën e Re dhe Selitën u arrestua nga Policia bashkë me "mallin" që shiste: heroinë dhe metadon.

Një operacion i koduar si "Devijimi" u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Polica tha se vuri në pranga 32-vjeçarin që posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua puna për goditjen e kësaj veprimtarisë kriminale dhe u arrestua A.R 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, u gjetën 185 doza heroinë, një sasi metadon, 2 aparate celulari dhe 1 peshore elektronike.

Shpërndarësi u vu nën akuzë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.