Meral përfundon duke fjetur në rrugë, sot në 'Lule të vetmuara'

Ali i shpreh dashurinë Ejlylit por Fadik prish gjithçka.

Ejlyl zhgënjehet nga Ali kur mëson se ai ka vënë bast për të. Meral i sheh të gjithë të lumtur në festën e Kaderit.

Ezhder tallet me vuajtjen e Meralit. Nazan mëson se Ezhder është djali me të cilin Defne po shoqërohet.

Në festë krijohet një situatë e tensionuar dhe Serkan tenton të rrahë Ezhderin.

Ezhder e mohon të jetë lidhur me Defnen. Zehra i kërkon Kaderit që të rikthehet të jetojë në vilë dhe ajo pranon.

Songyl paralajmëron Kaderin se po bën gabim duke pranuar Zehrën në shtëpi.

Meral përfundon rrugëve dhe nuk pranon të jetojë në shtëpinë e Songylit edhe pse kjo e fundit këmbëngul.

Gynej del të kërkojë për Meralin dhe e gjen duke fjetur në stol. Serkan vendos t’i propozojë për martesë Xhemresë.

Selen mëson se do të bëhet gjyshe dhe çuditërisht e pret shumë mirë këtë lajm./revistawho.com